Vendosni fjalën kyçe....

Trump arrin atë që s’pritej, edhe gratë demokrate ekzaltohen nga fjalimi i tij (VIDEO)


Presidenti amerikan Donald Trump, bëri atë që nuk pritej mbrëmjen e së martës gjatë fjalimit të tij. Sikurse shkruan “Breitbart“, ai frymëzoi gratë e krahut të majtë në kongres, të cilat ishin të gjitha veshur me të bardha, që të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin për të.

Shumë gra demokrate ishin veshur me të bardha, siç kanë bërë edhe në disa fjalime të mëparshme nga Presidenti Trump, si shenjë proteste kundër një presidenti i cili sipas tyre përfaqëson antitezën e aspiratave të tyre.

Por kur presidenti Trump shpalli suksesin e grave në ekonomi dhe në politikë, të gjitha u ngritën për ta duartrokitur.

“Askush nuk ka përfituar më shumë nga ekonomia jonë e lulëzuar sesa gratë, të cilat kanë mbushur 58 përqind të vendeve të reja të punës të krijuara në vitin e fundit”, tha Trump dhe e gjithë salla u ngrit në këmbë.

“Ju nuk duhet ta bëni këtë!”, iu drejtua Trump demokrateve me shaka.

“Të gjithë amerikanët mund të jenë krenarë që ne kemi më shumë gra në fuqinë punëtore sesa kurrë më parë”, vazhdoi ai. “Mos u ulni akoma, do t’ju pëlqejë kjo”.

“Dhe saktësisht një shekull pasi Kongresi miratoi ndryshimin kushtetues duke u dhënë grave të drejtën për të votuar, ne sot kemi gjithashtu më shumë se kurrë më parë gra që shërbejnë në Kongres,” përfundoi presidenti Trump.

E gjithë salla nisi edhe njëherë tjetër me brohoritjet “U-S-A!”.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Breitbart

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *