Vendosni fjalën kyçe....

Qindra tanke amerikane mbërrijnë në Evropën Lindore, “blindohen” bazat ushtarake


SHBA-ja po dërgon drejt Evropës Lindore një numër të madh tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara si pjesë e “Atlanic Resolve”, për t’u dislokuar në vendet baltike dhe Poloni.

Ditën e djeshme tabloidi gjerman “BILD” publikoi një fotografi të tankeve amerikane që lundronin pranë katedrales së famshme të Këlnit.

Tanket “M1A1 Abrams” po transportoheshin nëpërmjet lumit Rin për t’u dërguar në bazat amerikane në Bullgari, Hungari, Poloni dhe Rumani. Rreth 3500 ushtarë amerikanë, 80 tanke dhe 500 automjete të blinduara mbërritën në Belgjikë muajin e kaluar.

Rezervat i përkasin Divizionit të parë të Kalorësisë së SHBA, një njësi e blinduar me bazë në Fort Hood, Teksas.

Divizioni i parë i këmbësorisë amerikane (Big Red One) nga Fort Riley, Kansas po shpërndahet gjithashtu në Evropën Lindore.

“Vendosja e forcave të gatshme dhe të besueshme të SHBA-së në Europë është dëshmi e angazhimit të fortë dhe të palodhur të SHBA-së ndaj NATO-s dhe Evropës.” – thuhet në një dokument të Pentagonit të publikuar në media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *