Vendosni fjalën kyçe....

“Urdhri për fshehjen e përdhunimit në Kavajë u dha nga lart” – Denoncimi te Berisha


Një qytetar nga Kavaja ka dhënë të tjera informacione lidhur me përdhunimin e 13-vjeçares në këtë qytet nga një grup nxënësish.

Sipas tij urdhri për fshehjen e ngjarjes është dhënë nga lart pasi të akuzuarit janë fëmijë bizneshemenësh që kanë lidhje të forta politike dhe oficerë policie.

Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook.

“Urdhri per fshehjen e perdhunimit te vajzes se mitur u dha nga siper. Familjaret denocuan ne polici krimin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. Pershendetje dr perdhunimet kan ndodhur jashte ambienteve te shkolles, mesuesja kukdestare bashke me drejtoreshen evidentojne ngjarjet, informojne mamane e vajzes.

I ati ndodhej ne Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashke me vajzen bejne denoncim ne polici. Me pas policia e ka mbajt te fshehte si akt per arsyet e veta te turpshme! Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie.

Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor. Megjithate ju keni infot e tua me te detajuara.” – shkruhet në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *