Vendosni fjalën kyçe....

Mbahej si “Kazanova” i grupit, Harry Styles feston ditëlindjen në klub homoseksualësh bashkë me të dashurën e përfolur (VIDEOT)


Kohët e fundit, Harry Styles është përfolur se është në një lidhje me modelen dhe aktoren japoneze Kiko Mizuhara. Kjo e fundit në një postim në japonisht më 13 janar, tha se kurrë nuk e kishte takuar Harry-n.

Por miku i saj i përbashkët me këngëtarin e “Sign of the Times”, Bobby Berk, i ka nxjerrë zbuluar duke publikuar një video nga ditëlindja e Harry Styles.

Mesa duket Kiko e paska takuar Harry-n dhe madje ka festuar edhe ditëlindjen e tij me të, në vendin e saj të origjinës në Tokyo.

Bobby Berk, prezantuesi i shfaqjes “Queer Eye”, ka publikuar video njëra pas tjetrës në Tokyo, nga fundjava e ditëlindjes së këngëtarit, duke zbuluar edhe se ku e kanë festuar atë. Në një klub homoseksualësh.

Eh pra, Harry Styles, ai që dikur konsiderohej si “Kazanova” i grupit të famshëm “One Direction”, e ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të në një klub homoseksualësh, sëbashku me të dashurën e përfolur.

Harry Styles njihet për mbështetjen e tij ndaj homoseksualëveve dhe biseksualëve, që kur ai nisi karrierën solo. Në koncertet e tij nuk mungojnë flamujt me ngjyrat e ylberit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *