Vendosni fjalën kyçe....

Meta njofton konferencë shtypi në 12:00


Presidenti Meta ka njoftuar një konferencë shtypi në orën 12:00 të mesditës.

Njoftimi është bërë nga zëdhënësi i kreut të shtetit Tedi Blushi në Facebook. Konferenca për shtyp vjen një ditë pas një shkrimi në median austriake ‘Kronen Zeitung’ ku Meta akuzohet për lobim me anë një të kompanie qipriote në parajsat fiskale për një foto me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Pas kësaj zëdhënësi i Metës tha se shkrimi ishte  gënjeshtërt dhe se presidenti do e padiste para drejtësisë austriake shkrimin pa autor.

Mbrëmjen e djeshme, kryetarja e LSI-së Kryemadhi akuzoi Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan si sponsorizues të shkrimit pa autor. Dy personat në fjalë janë në kërkim lidhur me hetimin e prokurorisë për aferën e inceneratorëve.