Vendosni fjalën kyçe....

Shashkat e Ramës për refuzimin e vizës së Berishës nga amerikanët


Emrat e rinj të kabinetit nuk e mbajtën edhe aq gjallë shpirtin e intrigës për të relativizuar skandalet e problemet që janë gjeneruar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në sallën e kuvendit, pas protestës së banorëve të Unazës së Re, paralizimit të jetës universitare apo “kryqëzimit” si vrasës i kryebashkiakut Veliaj, në tavolinë Ramës iu shtrua një tjetër akuzë: anëtarësimi i të shoqes së tij, zonjës Lindita Rama, në Këshillin Drejtues të “Abi Bank” (Shfleto linket për informacion më të detajuar në fund të shkrimit).

Si kundërpeshë ndaj akuzave të Berishës, Rama gjeneroi një deklaratë të re, atë që ka të bëjë me pamundësinë e udhëtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

(Minuta 01:18)

Akuza e Berishës:

“Ka bashkëshortja jote off shore nga ato aksione te Abi Bank! Përgjigju këtu!”

Insinuatat e Ramës për refuzimin e vizës nga SHBA-të:

“Nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurtë që mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin! Tani kam unë pyetje të drejtëpërdrejtë për ty. “Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?…Ti shiko vizën e kuqe që të ndan nga ana tjetër e oqeanit!”

Berisha në “Opinion” mohon refuzimin e vizës:

(Minuta 03:48)

Por, nuk ka vonuar më shumë se 12 orë, kur Departamenti i Shtetit  në SHBA ka mohuar që Berisha të ishte në listën e personave, të cilëve u është refuzuar viza.

 “Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu: https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë. Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH, pas një kërkese për informim të dërguar nga “Gazeta Shqiptare”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *