Vendosni fjalën kyçe....

4 prokurorë të tjerë aplikojnë për në SPAK, shkon në 9 numri (Emrat)


Pas 5 prokurorëve të parë, 4 të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.  

Emrat e fundit që i janë shtuar listës së kandidatëve janë prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, Prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara e Dritan Prençi si dhe Prokurori i Tiranës, Shkëlzen Cena.

Më herët për të qenë pjesë e kësaj liste kishin aplikuar Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

SPAK do përbëhet nga 15 prokurorë dhe ato janë ë hapura deri në datën 6 shkurt.

Mënyra e funksionimit të SPAK bëhet me anë të prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *