Vendosni fjalën kyçe....

Shokon Maduro: “Trump ka dhënë urdhër të më vrasin!”


Lufta për të kontrolluar Venezuelën, e cila ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, është intensifikuar me sanksione të reja amerikane dhe masa ligjore që mund të sjellin arrestimin e liderit të opozitës dhe presidentit të përkohshëm të vetëshpallur Juan Guaido.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro pas të gjitha këtyre ka bërë një deklaratë që e shton akoma më shumë tensionimin  situatës.

Maduro tha se presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka urdhëruar vrasjen e tij, shkruan Ekspress.co.uk.

“Donald Trump pa dyshim ka dhënë një urdhër për të më vrarë mua dhe i ka thënë qeverisë së Kolumbisë dhe mafias kolumbiane që të më vrasin.”, tha Maduro në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

“Nëse diçka ndodh me mua, atëherë përgjegjës do të jenë presidenti amerikan Trump dhe presidenti i Republikës së Kolumbisë, Ivan Duque”, vazhdoi Maduro.

I pyetur nëse i frikësohet një atentati, Maduro tha se është një i krishterë që beson se Perëndia është sundimtari i fatit të çdo njeriu.

“Kemi një shërbim të mirë të inteligjencës, prandaj nuk ka asnjë dyshim se Trump ka lëshuar një urdhër për vrasjen time. Ai urdhëroi qeverinë dhe mafian në Kolumbi. Trump dhe Duque do të jenë përgjegjës nëse diçka më ndodh mua”, tha Maduro.

Bogota dhe Uashingtoni i kanë mohuar akuzat për komplote vrasjesh kundër Maduros dhe paraardhësit të tij. Rivalët thonë se Maduro përdor akuza të tilla si një kadife, kur është në telashe.

Sidoqoftë, spekulimet e veprimit ushtarak kundër tij u nxitën këtë javë kur këshilltari i Trump, John Bolton mbajti një notepad me fjalët “5,000 trupa në Kolumbi”.

Gjatë intervistës së tij, Maduro u shpreh i gatshëm të takohet me homologun e tij amerikan, por u shpreh i bindur se një takim i tillë nuk lejohet nga këshilltari i tij i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

“Jam i gatshëm të takohem me Trump-in në Venezuelë ose në SHBA për të diskutuar mbi të gjitha temat. Jam i bindur se ky takim do të sillte ndryshime të rëndësishme, por nuk mendoj se do ta lejojnë të takohet me mua. Do të presim me durim”, tha Maduro.

Ai tha se është i gatshëm për bisedime edhe me opozitën në vend, ne favor të së ardhmes së Venezuelës.