Vendosni fjalën kyçe....

Rama do të ‘marrë me të mira’ banorët e Astirit, vendimi i fundit


Banorët e Astirit vijojnë ende me protesta dhe shprehet se duhet të anullohet projekti i “Unazës së Re”. Por ditën e sotme Këshillin e Ministrave ka marrë një vendim për banorët që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Sipas këtij vendimi, një pjesë prej banorëve do të përfitojë 2 vite qira. Por këtu duhet të sqarojmë diçka, ky vendim do të hyjë shumë shpejt në fuqi dhe sa më shumë kohë do të kalojë nga hyrja në fuqi, aq më shumë do zbritej nga qiraja që mështë marrë vendimi për banorët. Tashmë Qeveria ka bërë hapa pas, e po tenton “të marë me të mirë” banorët.

“Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin.”.”, – thuhet në vendim. 

VENDIMI:

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.230, DATË 13.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGESË TË QIRASË TË DISA FAMILJEVE QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “UNAZA E MADHE E TIRANËS, SEGMENTI KOMUNA E PARISIT-RRUGA E KAVAJËS”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 30 e 33, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.230, datë 13.3.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Pas lidhjes 2/2 shtohet lidhja 2/3 me listën emërore të subjekteve që do të trajtohen me qira, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Lista emërore sipas lidhjes 2/3 dhe lista emërore e familjeve që nuk janë paraqitur për tërheqjen e qirasë të verifikohen nga Enti Kombëtar i Banesave dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me njësinë administrative që mbulon zonën.
2. Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin.”.
3. Pika 1/1 shfuqizohet.
4. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/2 e 1/3, me këtë përmbajtje:
“1/2. Financimi i qirasë për familjet përfituese të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin, 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe zbatimi të bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave. Për vitin 2018, familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia Tiranë përfitojnë vetëm diferencën ndërmjet qirasë së vlerësuar nga EKB-ja me shumën e bonusit që kanë përfituar nga Bashkia Tiranë.
1/3. Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin.”.
5. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.
6. Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit” zëvendësohet me fjalët “… ministria përgjegjëse për strehimin …”.
7. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, Enti Kombëtar i Banesave, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.