Vendosni fjalën kyçe....

ISIS merr përgjegjësinë për bombardimet në Filipine


Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) merr përgjegjësinë për shpërthimet e ndodhura mëngjesin e djeshëm në një katedrale katolike në një ishull Filipinet jugore, ku humbën jetën mbi 20 persona dhe mbetën të plagosur 81 të tjerë. Fillimisht u fol për 27 të vdekur, por më vonë policia sqaroi se ka patur mbivendosje informacioni, dhe numri është shtuar gabimisht.

Agjencia e lajmeve e grupit militant, Amaq mori përgjegjësinë për shpërthimet, shkruan CBS News.

Shpërthimi i parë ndodhi pasi meshës së të dielës në kishën në Jolo, ku militantët islamikë janë aktivë.
Pasi ushtarët u përgjigjën, një pajisje e dytë u shpërthye në parkun e makinave.

Sulmi vjen një javë pas referendumit që sanksionoi krijimin e një province autonome me shumicë myslimane në jug të vendit. Jolo ka qenë prej kohësh një bazë për militantët, përfshirë ato të grupit Abu Sayyaf.