Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i dhuron 12 milionë euro Rusisë


Gjermania i ka dhuruar 12 milionë euro Rusisë, të në 75-vjetorin e përfundimit të rrethimit të Leningradit, Shën Petersburgut të sotëm.

Agjencia ruse e lajmeve TASS shkruan ministrat e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov dhe Gjermanisë, Heiko Maas, e mirëpritën vendimin për shumën 12 milion euro që do të shkojnë për projekte në Shën Petersburg, si një gjest humanitar dhe njohjen e përgjegjësisë së saj për rrethimin e udhëhequr nazist të Leningradit Gjermanisë.

“Ne, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë, mirëpresim vendimin e qeverisë gjermane, bazuar në pranimin e përgjegjësisë për krimet në ato vite që ka kryer Gjermania, për të treguar një gjest vullnetar njerëzor për viktimat e rrethimit të cilët ende janë gjallë”, thuhet në deklaratën e dy ministrave. Donacioni prej 12 milionë eurosh do të përdoret për modernizimin e spitaleve për veteranët e luftës dhe themelimin e Qendrës gjermano-ruse.

Lavrov dhe Maas janë të bindur se ky gjest do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës së viktimave të rrethimit dhe do t’i shërbejë pajtimit historik ndërmjet popujve të të dyja vendeve i cili është thelbësor për marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen.

Në përvjetorin e përfundimit të rrethimit të Leningradit, ministria e Jashtme gjermane theksoi se Gjermania pranon përgjegjësinë e saj për bllokadën, ku më shumë se një milion njerëz vdiqën nga uria, bombardimeve ajrore dhe artilerike në një nga episodet më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *