Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Selanik kundër marrëveshjes së emrit me Maqedoninë, përleshje me policinë


Rreth 250 protestues, duke përfshirë edhe persona të maskuar, janë mbledhur jashtë Operas së Selanikut për të protestuar kundër marrëveshjes që do të riemërtojë fqinjin veriore të Greqisë si “Maqedonia e Veriut”.

Protesta po organizohet me rastin e vizitës së presidentit grek Prokopis Pavlopulos për të marrë pjesë në një koncert për përkujtimin e Holokaustit hebre dhe ku pritet që kreut i shtetit të mbajë një fjalim.

Më herët, protestuesit u përpoqën të çanin radhët e policisë rreth ndërtesës, por u zmbrapsën pasi policia përdori gaz lotsjellës.

Protestuesit janë të zemëruar me Pavlopulosin që nuk është shprehur për çështjen, megjithëse Kushtetuta siguron një liri të vogël për presidentin, kryesisht ceremoniale.

Sondazhet tregojnë se shumica e grekëve kundërshtojnë të ashtuquajturën Marrëveshje e Prespës, të ratifikuar tashmë nga të dy vendet.

Ndjenjat janë veçanërisht të larta në provincën veriore të Maqedonisë, ku perceptimi është se fqinji në veri jo vetëm që dëshiron të vjedhë trashëgiminë e lashtë të Greqisë, por gjithashtu mund të ketë pretendime territoriale në Greqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *