Vendosni fjalën kyçe....

Basha i shqetësuar për vështirësitë që shkakton pandemia për shkollat, kritikat e tjera ia lë Zhupës


Kreu i PD-së, Basha, është shprehur i shqetësuar për vështirësitë që do krijojë pandemia këtë vit shkollor.

Ndërsa kritikat e tjera për sistemin arsimor, i bëri deputetja Zhupa pak më herët, kryedemorati e ka vënë theksin te pandemia.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve.” – shkruan Basha.