Vendosni fjalën kyçe....

Po fliste për të dashurën, por i bie dhëmbi në mes të emisionit (VIDEO)


Shpeshherë ka momente të sikletshme në emisionet live, por askujt më parë nuk i kishte ndodhur t’i binin dhëmbet në studio.

Epo Fabrizio Corona-s, “seks simbolit” të italianëve, i ka ndodhur kjo dy ditë më parë, kur ishte i ftuar në emisionin ‘Verissimo’.

Ish-mbreti i paparacëve, ishte i ftuar për të folur për librin e tij ‘Nuk më keni bërë asgjë’, tek i cili ka zbuluar shumë të vërteta rreth showbizit. Moderatorja e pyeti nëse ai ishte i fejuar, por ndërsa Corona fliste, atij i ra një dhëmb.

Incidenti shkaktoi të qeshura te moderatorja dhe te publiku në sallë. Momentin kur Corona-s i bie dhëmbi mund ta ndiqni në minutën 02:44 të videos së mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=SF3FxiBy5hg


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *