Vendosni fjalën kyçe....

Juventus nuk ndalet, fiton ndaj Chievos dhe udhëheq Seria A


Një fitore e lehtë e Juventus kundër skuadrës së Chievos duke shkuar 9 pikë më shumë se Napoli. Nuk shënojnë të zakonshmit, Ronaldo i pari, por kjo ka pak rëndësi, sepse skuadra e Allegrit nuk njeh pengesa.

Bardhezinjtë nuk kanë mbetur me efuroinë e Geddfa-s dhe Superkupën e fituar ndaj Milanit, por që në minutën e 13′ shënojnë të parët me Douglas Costa që krijon nga jashtë zonës një gol të jashtëzkonshëm dhe i dhuron avantazhin bardhezinjve. Goli i dytë ka ardhur nga këmbët e Emre Can që finalizon në portë një sugjerim të Dybala.

Në pjesën e dytë vjen gabimi i bujshëm i Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë, pas devijimit që portieri Sorrentino i bëri gjuajtes së tij. Nuk ishte mbrëmja e CR7 që gabon edhe në raste të tjera, ndërsa nuk gabon në fund Rugani me kokë në të 84′. Është mbyllur kështu 3-0 me fitoren e Juventusit që shkon në +9 ndaj Napolit ndjekës në Serie A.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *