Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga atentati në Milot, policia shoqëron 12 persona, sekuestron 108 gëzhoja


Atentati në Milot | Majtas: Ylli Brahimi (I plagosur) Djathtas: Klisman Reçi (Viktima)

Kanë dalë detaje të tjera nga atentati në Milot, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi ku i fundit i njohje e Ervis e Brilant Martinaj.

“BalkanWeb” raporton se grupi hetimor ka shoqëruar deri më tani 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu, janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Grupi hetimor ka ushtruar kontroll në 8 ambiente, me qëllim grumbullimin e provave, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje 108 gëzhoja, që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore, së bashku me provat e tjera nga vendi i ngjarjes.

Për hetimin e ngjarjes, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ku po aplikohen e përdoren teknikat dhe metodat speciale te hetimit.