Vendosni fjalën kyçe....

Ky është 35-vjeçari që u vra në Korçë pas sherrit në lokal (FOTO)


Zbulohet kush është 35-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në qytetin e Korçës. Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit ndodhej në një lokal me miq të tij, por pas një sherri në këtë lokal ai u qëllua me armë zjarri në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në Lagjen Nr.10 të Korçës. Policia beson se pak kohë pas sherrit në lokal, personi tjetër i përfshirë në konflikt është hakmarrë duke e qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt.

“Rreth orës 21:25, në Lagjen Nr. 10 në Korçë është vrarë, dyshohet me armë zjarri, një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë parë në trotuar një trup të pajetë. Pranë trupit të viktimës ndodhej një automjet me targa AA947VA, që është qëlluar me plumb në kofano.

Sipas grupit hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës. 30-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *