Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset jashtë një klubi nate reperi amerikan që u fal nga Donald Trumpi (VIDEO)


 

Reperi nga Florida, Kodak Black, ishte në mesin e tre personave që u qëlluan dhe u plagosën jashtë një klubi nate pranë Los Anxhelosit. Back është një nga personazhet e famshëm të cilin ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e fali pak para se të largohej nga detyra vitin e kaluar.

Të shtënat me armë ndodhën herët në mëngjesin e së shtunës jashtë sallës së pritjes “The Nice Guy në West Hollywood”, ku po zhvillohej nje festë me të famshëm pas një koncerti të Justin Bieber që ishte mbajtur aty pranë. Policia për “NBC News” se reperi 24 vjeçar Black, dhe dy të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të shërohen.

Të shtënat thuhet se u qëlluan pas një përleshjeje në klubin e natës, menjëherë pasi reperi dhe shoqëruesit e tij u larguan rreth orës 02:45 të mëngjesit. Nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast ndërsa thuhet se një person i katërt mbeti gjithashtu i lënduar por jo nga të shtënat me armë.

Tabloidi amerikan TMZ thotë se Black u qëllua në këmbë. Siç tregojnë pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai po pozonte për foto pak para se të fillonte sherri. TMZ tha se sherri filloi kur një nga miqtë e interpretuesit u sulmua nga një i panjohur.

Black, emri i vërtetë i të cilit është Bill Kapri, u dënua me 46 muaj burg në vitin 2020 pasi falsifikoi informacionin mbi formularët federalë për të blerë katër armë zjarri nga një dyqan armësh në Miami. Reperi do të kishte qenë ende në burg, nëse nuk do të ishte falur nga Trump.