Vendosni fjalën kyçe....

Disa persona thyejnë bankomatin në Vorë dhe tentojnë ta vjedhin, policia: Nuk ia dolën!


Grabitet nje bankomat në Vorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se bankomati është thyer me sende të forta dhe autorët kanë tentuar të marrin lekët. Fillimisht u raportua se grabitësit kishin arritur t’i merrnin paratë por nuk dihej ende shuma e tyre.

Por policia më vonë raportoi se paratë nuk ishin grabitur.

“Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Sipas policisë dyshohet se grabitja në tentativë është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *