Vendosni fjalën kyçe....

Nesër Putin në Serbi ndërsa Hahn në Kosovë


Euro komisionari për zgjerim Johanes Han do të vizitoj nesër Kosovën.Për momentin është paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve, raporton KP.

Ndryshe, vizita e Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmëri heqjen e taksave në momentin që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Takimi pritet të ndodhë rreth orës 16:45, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *