Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë e SHBA-së kundërshton çështjen e çiftit LGBTQ që hodhi në gjyq biznesin që s’u ofroi lule


Gjykata Supreme e SHBA-së ka kundërshtuar të dëgjojë një çështje që do të zgjidhte nëse bizneset kanë të drejtë të hedhin poshtë shërbimet për martesa të të njëjtit seks mbi baza fetare ose të fjalës së lirë.

Duke kundërshtuar të shqyrtojë apelimin e sjellë nga një luleshitës i shtetit të Uashingtonit, Gjykata e Lartë u bazua në vendimet e mëparshme të gjykatës shtetërore mbi çështjen.

Në vitin 2013, Barronelle Stutzman kundërshtoi të siguronte lule për martesën e të njëjtit seks të dy klientëve meshkuj sepse shkelte ‘marrëdhënien e saj me Jezu Krishtin’. Çifti e hodhi atë në gjyq për këtë çështje dhe gjykatësit e shtetit vendosën që ajo kishte shkelur një ligj që ndalon bizneset të diskriminojnë njerëzit për shkak të orientimit të tyre seksual.

Gjykata Supreme e Uashingtonit e mbështeti atë vendim, duke pretenduar se sigurimi i luleve për një ceremoni martese ‘nuk shpreh në mënyrë të natyrshme një mesazh në lidhje me atë martesë’.

Vendimi nga gjykata më e lartë e Amerikës për të mos e shqyrtuar apelin e Stutzman është hera e dytë në vitet e fundit që Gjykata e Lartë shmang çështjen e ndërlikuar të ekuilibrit midis mbrojtjes së individëve nga diskriminimi dhe përkrahjes së të drejtave të parashikuara në Kushtetutë.

Tre vjet më parë, Gjykata e Lartë refuzoi të adresonte shqetësime të ngjashme kur vendosi që një furrë buke në Kolorado nuk mund të detyrohej të krijonte një tortë për një martesë të të njëjtit seks.