Vendosni fjalën kyçe....

Pasi zyrtarizuan lidhjen, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ia mbathin me pushime (FOTO/VIDEO)


Nuk ka kaluar shumë kohë qëkur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj konfirmuan lidhjen e tyre dhe tani kanë nisur edhe një udhëtim sëbashku.

Këngëtarja ka publikuar foto dhe video në “Instastory” nga pushimet në Tailandë, ku shihet përkrah Gencit mbi një elefant, apo në një motor.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, por vetëm në një program për festat e fundvitit, ata e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre.

Vetëm pak ditë pasi Eni bëri publike lidhjen e saj me Gencin, në media qarkulloi lajmi që ata do të organizojnë një dasmë VIP gjatë këtij viti.

Mirëpo këngëtarja pasi ka lexuar lajmet që qarkullonin nëpër portale, ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *