Vendosni fjalën kyçe....

Studentët mblidhen në orën 18:00 në Qytet Studenti para protestës së nesërme


Studentët nuk i konsiderojnë të përmbushura asnjë nga 8 kërkesat e tyre, ata po bëhen gati për rinisjen e protestave para kryeministrisë.

Mesa duket, studentët e kanë kapërcyer kompleksin për të mos protestuar para kryeministrisë, që të mos duken si të politizuar, një ide që më shumë është ushqyer nga njerëzit dhe propaganda e Edi Ramës.

Protestës së 7 janarit do t’i shërbejë edhe takimi i qindra studentëve në orën 18.00 në Qytetin Studenti, në të njëjtën sallë nga ku 3 dekada më parë studentët hynë në grevë urie për kërkesat e tyre ekonomike dhe politike. Deri tani nuk dihet asnjë detaj sesi kanë ndërmend  ta vazhdojnë protestën studentët, por prania e mediave që do të ndjekin nga afër takimin e studentëve, me siguri do ta lehtësojë shpërndarjen e lajmit që do të japin studentët.

Një ditë më parë, disa prej studentëve të Fakultetit Ekonomik u penguan nga dhjetëra policë për të zhvilluar një takim në Fakultet, por me këmbëngulje studentët ia arritën qëllimit të hynin në Fakultet. Sonte në Qytetin Studenti do të jenë edhe më shumë.