Vendosni fjalën kyçe....

Solksjaer i mahnitur nga Manchester United: Atmosferë fantastike, s’dua të iki që këtu


Trajneri i përkohshëm i Manchester United, ish-sulmuesi i “djajve”, Solskjaer, ka deklaruar se nuk dëshiron të largohet nga drejtimi i ekipit, pas një fillimi fantastik.

Pas largimit të portugezit Mourinho, norvegjezi ka marrë përsipër drejtimin e ekipit anglez deri në fund të këtij sezoni. Nën drejtimin e Solskjaer-it, Manchester United, ka fituar 4 ndeshje me një golaverazh të përgjithshëm 14:3. Këto rezultate janë arritur më herët vetëm nga legjenda Sir Matt Busby në vitin 1946.

“Nuk duam të largohem. Këtu ka një forcë të madhe, një energji dhe atmosferë të jashtëzakonshme. Megjithatë për sa kohë do jem këtu do e bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme.” – ka thënë Solskjaer për mediat sportive britanike.

Norvegjezi është shprehur se nuk mendon shumë për rekordet, pasi ato mbeten në arkiva por kërkon që të mendojë ndeshje pas ndeshjeje për të marrë më të mirën nga lojtarët dhe për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *