Vendosni fjalën kyçe....

Epidemi fruthi në Maqedoni, mbyllen çerdhet


Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të 12 rasteve të reja të të prekurve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se numri më i madh i të prekurve janë fëmijë, më i vogli 8 muajsh, por ka edhe të rritur të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Për shkak të gjendjes së krijuar nga nesër fëmijët e pa- vaksinuar nuk do ë pranohen nëpër çerdhe.

“Është shpallur epidemia e fruthit në Shkup dhe jemi të detyruar që prej nesër të ndërmarrim masën e përkohshme ndalesë për dërgimin e fëmijëve në çerdhe të cilët nuk janë të vaksinuar me vaksinën MRP- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rastet e reja të të prekurve nga Fruthi janë shënuar në Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov. 8 nga të prekurit janë hospitalizuar në klinikën infective dhe të gjithë janë në gjende të komplikuar. Filipçe tha se edhe përkundër thirrjeve për vaksinim në periudhën e kaluar, shumë pak prindër kanë vendosur t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, raporton Alsat.

“Nga 15 mijë fëmijë të pa-vaksinuar nën moshën 14 vjeçare pas thirrjeve për vaksinim janë vaksinuar vetëm 310, që është numër jashtëzakonisht I ulët- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Fruthi konsiderohet si sëmundje e rëndë, e cila mund të shkaktojë ndezje të rëndë të mushkërive dhe meningjit. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar hetime për të vërtetuar nëse mjekët pediatër iu kanë dhënë udhëzime prindërve për të mos i vaksinuar fëmijët e tyre deri në moshën 3 vjeçare me vaksinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *