Vendosni fjalën kyçe....

Vasili ironizon Ramën: Ishalla lexon ndonjë libër!


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, në ditën e parë të vitit të ri.

Përmes një urimi në faqen e tij në “Facebook”, Vasili thitë se uron që Rama të lexojë ndonjë libër këtë vit.

“Ishalla lexon më shumë libra këtë vit kryeministri, që të mos patakset e t’i duken gjeni ata, që lexojnë nga një të vetëm dhe qeveria s’shkon asnjë centimetër me lart se niveli i fillores!!!”, shkruan Petrit Vasili.

Ndërkohë, në një tjetër postim, Vasili ka uruar shqiptarët duke thënë se pas shumë ditëve të trishtuara, presim ditë të lumtura.

“Gezuar 2019 të dashur miq! Pas shumë e shumë diteve te trishtuara,te varfera,te skamura,qe vetem pushtetet e nëmura dine t’i krijojne,të gjithë presim ditët e lumtura që i meritojmë ne 2019.

Do të bëjmë së bashku gjithshka që t’i kemi këto ditë,cdo mund e sakrificë vlen për to. Gezimi dhe drita duhet te jete dimensionet e atdheut tone te mire. 2019 eshte viti i duhur per ta risjelle driten dhe shpresen.”, shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *