Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re në ditën e 59-të të qëndresës: S’dorëzohemi deri në anulimin e projektit!


Banorët e Astirit janë sot në ditën e 59-të të qëndresës. Ata kanë dalë në rrugë në protestën e tyre të radhës kundër prishjes së banesave.

Banorët kërkojnë anulimin e projektit të zgjerimit të rrugës si dhe dëmshpërblim në vlerën 100% të pronave të tyre me vlerën e tregut. Banorët shprehen se duhet të ishin në shtëpi duke festuar por për shkak të projektit abuziv janë të detyruar të protestojnë.

Në mbështetje të protestës së tyre ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Balliu, i cili tha se opozita e përkrah këtë protestë dhe shtoi se banorët do protestonin deri në anulimin e projektit.

“Çdo qytetar duhet të bashkohet me banorët e Unazës së Re dhe të detyrojnë Edi Ramën të dalë para drejtësisë. Pushtetet diktatoriale duhet të rrëzohen me çdo lloj forme. Çdo qytetar shqiptar është gati të sakrifikojë gjithçka që t’i ktheje vendit legjitimitetin. Qytetarët e bashkuar do të arrijnë që të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vijojë deri në anulimin e projektit. Nuk ka opsion tjetër për qverinë veçse të anulojë projektin.” – tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *