Vendosni fjalën kyçe....

Premier League/ Humbet City, fitojnë United dhe Liverpool


Manchester City humbi 2-1 në transfertë ndaj Leicester Cityt, duke rrëshqitur tani i treti në hierarkinë e Premier Leagues.

Kampionët në fuqi të Anglisë kaluan të parët në epërsi, me golin e Bernardo Silvës, por shpejt gjërat u përmbysën në “Kings Power Stadium”.

Albrighton dhe goli fantastik i Pereirës bënë që vendasit të shpërthejnë në festë.

Ndërkohë, Liverpooli konsolidoi kryesimin pas suksesit të thellë 4-0 ndaj Newcastle. Për ekipin e “Reds”-ave u bë sërish protagonist Xherdan Shaqiri, që shënoi gol në “Anfield Road”. Rrjetat e tjera, që vendosin Liverpoolin të parin me 51 pikë, erdhën nga Lovren, Salah dhe Fabinho.

Manchester United u imponua 3-1 ndaj Huddersfield, duke i dhënë trajnerit të përkohshëm Ole Gunar Solskjaer suksesin e parë në pankinë në “Old Trafford”. Nemanja Matiç i dha epërsinë “djajve të kuq”, ndërsa suksesi u sigurua me dy golat e Paul Pogba.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *