Vendosni fjalën kyçe....

Papa bën thirrje për paqe në Siri dhe Jemen


Në këtë ditë Krishtlindjes Papa Frnacesku ka bërë thirrje për paqe në të gjithë botën. Ai ka theksuar që të zgjidhen konfliktet në Siri, Jemen dhe vende tjera. Papa i ka bërë këto komente para dhjetëra mijëra personave në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan.

“Dëshira ime për Krishtlindje është që të ketë vllazëri. Vllazëri në mes të individëve të secilit komb dhe kulturë. Vllazëri mes njerëzve me ide dhe besime të ndryshme”, ka thënë ai. Përveç tjerash, ai ka bërë thirrje për paqe në Siri, Jemen, Afrikë, Gadishullin Korean, Ukrainë, Venezuelë dhe Nikaragua. Papa ka thënë edhe se shpreson në arritjen e një pajtueshmërie në mes të izraelitëve dhe palestinezëve. Ai ka thënë se shpreson që armëpushimi në Jemen do t’i japë fund luftës shkatërruese që ka lënë më shumë se 10,000 persona të vdekur nga viti 2015.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *