Vendosni fjalën kyçe....

Votohet Kushtetuta e re në Kubë, sistem njëpartiak por lejon martesat gay


Me sistem njëpartiak socialist ligjvënësit kubanë miratuan në mënyrë unanime Kushtetutën e re të vendit. Ata miratuan kushtetutën e re e cila përmban 229 nene dhe do të zëvendësojë atë të “erës së ftohtë”, sanksionon sërish Partinë Komuniste si forca udhëheqëse e vendit, si dhe dominimin e shtetit në ekonomi. Duhet të theksojmë se ky sistem lejon martesat gay. 

Dokumenti, që ende nuk është bërë publik, sidoqoftë legjitimon biznesin privat që ka lulëzuar dekadën e fundit, pranon rëndësinë e investimeve të huaja dhe hap derën për martesat “gay”, sipas medies shtetërore.

“Kubanë të sotëm, besnik ndaj traditave. Ne po miratojmë sot Kushtetutën e re, si një shprehje e vendosmërisë, besnikërisë ndaj trashëgimisë së kryekomandantit të revolucionit kuban, Fidel Castro, dhe me votën tonë i themi po revolucionit, sovranitetit dhe pavarësisë së atdheut, unitetit, socializmit dhe angazhimit ndaj heronjve dhe martirëve të më shumë se 150 viteve betejë për liri”, tha Miguel Diaz-Canel, president i Kubës.

epa06903192 General view of the plenary of the first regular session of the IX Legislature of the National Assembly, in Havana, Cuba, 21 July 2018. The National Assembly of Cuba (Unicameral Parliament) began today three days of debates on the project to update the current Constitution (1976), in a plenary session that began with the appointment of the new Council of Ministers of President Miguel Díaz-Canel. EPA/Abel Padrón Padilla

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *