Vendosni fjalën kyçe....

Ana zbulon mesazhet me Ramën, si i tha kryeministri “po shfaq dembelizëm mendor” (VIDEO)


 

Ana, studentja e Arkitekturës e cila debatoi dje me kryeministrin Rama përpara se studentët të linin sallën, mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku rrëfeu dhe një bisedë që kishte shkëmbyer me kryeministrit përmes celularit.

Në këtë bisedë, sikurse lexon vajza mesazhet, Rama e ka ofenduar atë duke përdorur togfjalëshim “dembelizëm mendor”.

 tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me kryeministrin.

“Vij nga Gramshi. Jam vetë e pesta në shtëpi dhe përveç meje askush tjetër në familje nuk punon. Edhe studente edhe në punë. Tarifa e shkollës është 400 lekë për shkollën.

Paguajmë jashtëzakonisht shumë për projektet e shkollës. Tarifa është goxha e lartë, duke patur parasysh që jo të gjithë janë në punë. Llogaritë e shkollës janë të mëdha dhe mezi arrihen. Kryeministri po kërkon një dialog dhe nuk e di për çfarë po e kërkon, të na mbushë mendjen ne se ato pika janë të realizueshme, e nëse janë atëhere duhet të hedhë firmën dhe s’ka nevojë të vijë në çdo fakultet, të na përçajë ne. Ai nuk di të dëgjojë. Unë këtu po lexoj mesazhin e parë që i kam dërguar kryeministrit.”, tregoi Ana para se të niste të lexonte mesazhet që kishte shkëmbyer me Ramën.

Ndërkohë Baton Haxhiu nisi një debat në studio, nëse vajza duhet të lexojë apo jo mesazhet, duke e konsideruar se “Nuk është etike të lexohet komunikimi personal me dikë.”

Shkëmbimi i mesazheve mes Anës dhe Ramës:

Ana: Mesazhi i parë ka qenë në orën 22:01 minutë, që ia kam dërguar unë: ‘Përshëndetje zoti kryeministër! Kaq  vështirë është për ju të zyrtarizoni ato 8 pika, me numër VKM-je ashtu sikurse plot premtime të tjera që janë bërë në fushatën tuaj elektorale. Kaq shumë doni të ulni popullin poshtë, sa thoni që veç me dialog zgjidhen gjërat?! Dialogun me ju e kemi dëgjuar shumë herë, më falni, monologun.’

(Ana i drejtohet Fevziut) Sepse gjithë këtë kohë, qëkur ka nisur protesta ai ka thënë dialog, dialog, dialog. Edhe e mendova që do përgjigjej edhe jo.

Rama: E para njëherë prezantohuni kush jeni, pastaj vazhdojmë bisëedën për çfarë keni parë apo i keni mbushur mendjen vetes se keni parë. Ah dhe diçka. Popullin mos e ngatërroni fare në këtë mes, se ju kushdo qofshi, as jeni populli, as flisni dot në emër të tij që të jeni të qartë.

Ana: Jam studente në fakultetin e Arkutekturës, s’besoj se është nevoja të të nxjerr dhe pemën time familjare. Nuk përfaqësoj askënd, por veten time, si studente e revoltuar në gjithë këto vite, që vetëm keni ditur të na zhvasni me vetëdije. Fjala më e saktë do ishte studentët dhe jo populli.

Rama: Ti dhe kushdo si ti, mua më merr të keqen për zhvatjen  me vetëdije dhe paturpësia në lëshimin e e këtij lloji të neveritshëm fjalësh, jo që nuk është argument, por flet sa një mijë fjalë për nivelin e dembelizmit mendor, që në mënyrë kaq spektakolare, shfaqur gjatë tërë këtyre ditëve.

Ana: Domethënë ne jemi dembelë në të menduar. Për ju ne jemi veç disa marioneta, që luhemi nga ata që janë mbi ne. Për ju ne jemi ngelësa. Mund të më thoni pse? Jemi ngelësa sepse nuk kemi kushtet më minimale si studentë të Arkitekturës dhe detyrohemi që të punojmë në ambiente alternative, për këtë ?

Rama: Jo s’mund të them asgjë nëse nuk tërheq fjalët e neverishtme më lart dhe mos i flisni vetes në shumës, sepse është një tjetër shfaqje e dembelizmit mendor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *