Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta te Unaza e Re, Basha: Afera e Unazës nga 40 milionë euro ka shkuar 100 milionë euro


Ka nisur protesta e banorëve të Unazës së, ku i pranishëm është edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Basha akuzoi kryeministrin Rama që qëndron prapa një afere të madhe korruptive ndërsa përmendi edhe denoncimin që më herët bënë nga selia blu Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës në favor të Edmond Begos.

Basha tha se afera e Unazës së Re tanimë nga 40 milionë euro ka shkuar në 100 milionë euro.

“Pas mbërritjes së dokumenteve është vërtetuar se afera e Unazës është shumë më e madhe se ajo që ka dalë deri më sot në pah.

Nga njëra anë Edi Rama qëndron pas vjedhjes së buxhetit, parave të taksapaguasve shqiptare me aferën prej 40 milion eurosh të tenderuar pa konkurencë dheme  kompani të regjistruar në parajsat fiskale të Delaëerit dhe po kështu falsifikimit të dokumenteve.

Papra të cilave qëndron vetëm një njeri, ai që ka pushtetin të komandojë Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknurin, kryetarin e Bashkisë Erion Veliajn, inspektoriatin kombëtar të mbrojtjes së territorit, i vetmi njeri, Edi Rama.

Sot e keni parë se si plani urbanistik, i hartuar kur unë isha kryetar bashkie, është ndryshuar nga Erion Veliaj dhe miratuar nga Edi Rama.

Ndryshimi konsiston në ndryshimin e  rrjedhës së lumit të Ramës, për të prishur ndërtesat e 300 familjeve për të ruajtur atë që duket se është prona e Edmond Begos, trafikant droge i dënuar me 21 vite, i cili ka në plan të ndërtojë një projekt prej afro 30 mijë metrash katrorë apartamente pikërisht në këtë pronë në të cilin ka patur edhe një privatizim nga Arben Ahmetaj.

Shikoni pak emrat që dalin, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Edmond Bego, Taulant Balla dhe një kompani fantazëm që bën pastrim parash.”, tha Basha i cili vijoi më tej duke thënë se këtë që e nxori në pah protesta e banorëve të Unazës.

“Gjiknuri në burg”, thërrisnin banorët ndërkohë që kreu i opozitës mbante fjalën.

“Ky është shteti i Edi Ramës, shteti i shqiptarëve ka rënë. Nuk ka asnjë zgjidhje për vendin përveçse grabitjen. Kjo është arsyeja se përse këta njerëz janë në protestë, jo vetëm për të mbrojtur banesat e tyre.”, tha Basha.

Në fund Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër me studentët, në protestën para Kuvendit.

“Ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër me studentët para kuvendit. e vetmja shpresë e kësaj bande hajdutësh është të helmojnë shqiptarët. I ftoj të gjithë shqiptarët që të nisim nesër një rezistencë për tu përballur dhe për rrëzuar të keqen”, tha Basha.