Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat fitues për Këshillin Kombëtar të PD-së (Lista në brendësi)


Është publikuar lista e fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Njoftimi është publikuar nga selia blu që sqaron edhe hollësitë e procesit të votimit. Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ishin thirrur për të votuar 6250 anëtarë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 prej tyre.

Sipas rregullores, kandidate fituese janë të paktën 30% zonja dhe zonjusha kurse numri i të rinjve fitues është të paktën 15%.

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar u zhvilluan ditën e shtunë, ndërsa rezultati është publikuar pak minuta më parë.

Partia Demokratike ka sqaruar se numri i votuesve ka qenë 4919, nga të cilët 4741 e kanë tërhequr mandatin e votimit përpara fillimit të punimeve, kurse 178 anëtarë të tjerë janë pajisur me mandat pas nisjes së punimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *