Vendosni fjalën kyçe....

Peza: A do ta mbajë fjalën Meta dhe të japë dorëheqjen?


Alfred Peza pret që Presidenti Ilir Meta të japë dorëheqjen pasi dekretoi Edi Ramën Kryeministër të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Peza kujton deklaratën e Metës përpara zgjedhjeve i cili thoshte se nëse Rama merr 71 mandate ai do jepte dorëheqjen dhe jo firmën për kryeministër.

Peza pyet nëse tani që dekretoi Ramën si kryeministër edhe Meta të mbajë fjalën,

Ilir Meta sot do të japë dorëheqjen si President i Republikës?!

Pasi dekretoi Edi Ramën Kryeministër, si fitues të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, tani po presim që Kryetari i Shtetit të mbajë fjalën:

“Deri tani zgjedhjet janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- ka deklaruar Ilir Meta.

A do ta mbajë fjalën? Apo lëre thuaj, çe do?!”-shkruan Peza.