Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Shqetësimet e studentëve zgjidhen vetëm me shfuqizimin e Ligjit për Arsimin


Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka cilësuar takimin e Kryeministrit Edi Rama me rekotrët dhe dekanët ditën e sotme si monologun e shkurtit 2018 ku i kërcënonte perdagoët me prerje kokash.

Tabaku më tej në postimin e saj në Facebook sqaron se shqetësimet e studentëve mund të zgjidhen vetëm me abrogimin e Ligjit për Arsimin.

Postimi i plotë:

Ndërsa studentët i kërkojnë të plotësojë 8 kërkesat e qarta, kryeministri vazhdon të ofrojë spektaklin për të konkuruar me lajmet që prodhon protesta e vërtetë dhe e sinqertë e studentëve. Takimi i sotëm me rektorët dhe dekanët më solli në mendje monologun ofendues të shkurtit 2018 që e zhvilloi në sallën e shfaqjeve në kryeministri, COD. Asokohe ai kërcënonte me prerje kokash pedagogët ndërsa sot kërcënon me prerje kokash rektorët dhe dekanët.

Shqetësimet e studentëve zgjidhen vetëm duke abroguar Ligjin e Arsimit të Lartë që u votua nën ethet e të ashtuquajturës “Reformë në Arsim”. Pikërisht, ky ligj është ai që e shkatërroi Universitetin dhe dijen shkencore në vend një herë e përgjithnjë. Ligji cënoi rëndë autonominë universitare sepse nga të zgjedhur kaloi në të emëruar. Dhe në Universitetet më të mëdha këto përfaqësues të qeverisë janë në mazhorance në Bordet e Administrimit. Janë pikërisht këto Borde që mbajnë përgjegjësi për administrimin financiar e për çdo tender që sot akuzoi Rama. Prandaj, votimi i këtij ligji prodhoi këtë katrahurë sociale që sot rezulton në tarifa të larta, universitete të lëna pasdore dhe një kërkim shkencor në gjendje mizerabël.

Me monologun e mërzitshëm me dekanë e rektorë nuk mund të pranojë të vërtetën. Prandaj ai nuk është i gatshëm të pranojë edhe pikat edhe kërkesat e studentëve, pasi kjo në thelb do të thotë të zhbëhej një gjoja reformë që u bë për interesa të ulta të oligarkeve të arsimit dhe që prodhoi një universitet pa dije.

Sot e çdo ditë do jem me dijen!