Vendosni fjalën kyçe....

Ngritja e KLP-së dhe KLGJ-së, reagon OSBE: Do jetë e mbaruar kur të ndihet nga shqiptarët


Pas zgjedhjes së anëtarëve të KLP-së dhe KLGJ-së kanë reaguar edhe OSBE.  Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se e mirëpret ngritjen e tyre, por do e quajë të mbaruar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.

“Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”, – shkruhet në reagimin e OSBE.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *