Vendosni fjalën kyçe....

“Në takim nuk u përmend fare Ballkani apo Serbia”- Ramës s’i pëlqen deklarata e Kurtit: Këtu ka një ngatërresë


Në Konferencën e përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë e Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, ky i fundit tha para gazetarëve se do të japë një njoftim të rëndësishëm.

Sipas tij, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nuk është përmendur fare fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri.

“Më lejoni që në fund të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm.

Ky është që, gjatë takimit një orë e gjysëm që kryeministri Rama kishte e ardhur me pothuajse gjysmën e Këshillit të Ministrave dhe unë po thuajse me gjysmën e kabinetit qeverisës, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy. Diskutimi ka qenë me qasje zhvillimor, për më shumë se 1 orë e gjysëm nuk janë përmendur as fjala Ballkan, as fjala Serbi, por vetëm fjala Shqipëri dhe Kosovë. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm për politikë ndërkombëtare. Kemi aq shumë punë për të bërë në aspektin e financave, ekonomisë dhe financave, tregtisë, infrastrukturës dhe kështu me radhë.”- u shpreh kryeministri Kurti.

Pas këtyre fjalëve, ndërhyri kryeministri Rama duke e korrigjuar Kurtin. Ai u shpreh me humor se kjo gjë mund të keqkuptohet në mediadhe  mund të thuhet se dy kryeministrat nuk flasin me njëri tjetrin, e prandaj kanë folur vetëm ministrat.

“Këtu ka një ngatërresë se këta do thonë se këta nuk paskan fol me njëri tjetrin, kanë folur vetëm ministrat se këta nuk flasin me njëri tjetrin. Por në fakt flasim shumë më tepër.”- deklaroi Rama.