Vendosni fjalën kyçe....

Sulm në kishën katolike në Brazil, vritet 5 persona


Një person i armatosur hyri në një katedrale katolike pranë qytetit më të populluar të Brazilit, São Paulo duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Në Katedralen Metropolitane në qytetin e Campinas po mbahej një meshë kur hyri sulmuesi me 2 armë dhe filloi të qëllonte, shkruan BBC.

Policia ushtarake konfirmoi se nga të shtënat mbetën të plagosur rëndë edhe 4 të moshuar. Pak momente më vonë, ai u vetëvra në katedrale. Ende nuk dihet motivi.

“Ishte e frikshme. Ai hyri dhe gjuajti në mënyrë të rastësishme tek njerëzit, të gjithë po luteshin,” tha dëshmitari Alexandre Moraes për GloboNews.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *