Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet telashet për Macron-in, pas “Jelekëve” në rrugë dalin studentët


Mijëra studentë të universiteteve dhe nxënës të shkollave të mesme janë mbledhur dhe kanë dalë në rrugët e kryeqytetit francez, Paris.

Ata kundërshtojnë planet e qeverisë franceze për të rritur tarifat e regjistrimit për studentët jashtë BE.

Plani u kundërshtua që në fillim dhe ky qëndrim u shtua ndjeshëm javën e kaluar, gjë që përkoi edhe me demonstratat mbarëkombëtare të “Jelekëve të Verdhë”, të cilat nisën fillimisht si demonstrata kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe taksave dhe tani janë kthyer në lëvizje me të tjera kërkesa.

Plani i braktis nga qeveria megjithatë protestat nuk janë ndalur ende. Ditën e djeshme presidenti francez Macron iu drejtua kombit me një fjalim ku premtoi 4 pika në një përpjekje për të shuar protestat, por deri tani partitë opozitare dhe një pjesë qytetarësh i kanë hedhur poshtë ato duke premtuar të tjera protesta.

Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve të jeteës, uljen e pabarazisë dhe varfërisë në vend.

/Hashtag


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *