Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarë dhe grekë përleshen në New York, ndërhyn policia (VIDEO)


Tensionimi i marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe grekëve ka mbërritur deri në New York.

Një grup shqiptarësh ishin mbledhur për të protestur në Nju Jork në 40-ditët pas vrasjes së minoritarit Konstantin Katsifas në Bularat të Gjirokastrës, shkruan newsbeezer.

Të veshur me simbolet kuq e zi, shqiptarët u vendosën para një organizate greke në Brooklyn.

Ndërsa në pankarat e tyre shkruajnë se Epiri është Shqipëri, ndërsa kanë akuzuar Greqinë për mbështetje të terrorizmit,  terrorizëm për shkak të katër shqiptarëve të vrarë në Greqi, që pas vrasjes së Karsifas.

Kaq ka mjaftuar që të nisë një përplasje mes këtij grupi protestuesish dhe një grupi grek.

Është dashur ndërhyrja e policisë që të mbahej nën kontroll situata.  E gjithë skena është filmuar nga kamerat dhe videoja e përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve tashmë është bërë virale në rrjet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *