Vendosni fjalën kyçe....

“Deri të martën ka afat qeveria”, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit


Studentët kanë nisur edhe sot protestën e tyre. Mijëra studentë janë duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Edhe sot do i kërkojmë qeverisë 8 kërkesat tona. Deri të martën i kemi lënë afat qeverisë. Të martën do të dalim të gjithë në shesh dhe do të ketë përshkallëzim protestash. Të martën do të jetë një protestë madhështore”, u shpreh një student. 

Shumë studentë nga universitet të ndryshme të Tiranës por edhe të rretheve po protestojnë në mënyrë paqësore.  Edhe pse është një ditë pushimi ka një numër të madh studentët në protestë. ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, brohorasin njëzëri studentët. 

“Ky do të jetë dhjetori i dytë dhe i fundit për Shqipërinë”, u shpreh një tjetër student.