Vendosni fjalën kyçe....

“Kam shumë për t’ju thënë” – Studentët refuzojnë Ramën: S’ka negociata


Studentët i janë përgjigjur negativisht ofertës së kryeministrit Rama për bisedime me ta në zyrën e tij në Kryeministri.

Ata kanë deklaruar se nuk do bëjnë asnjë negociatë me kreun e qeverisë dhe se presin plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. ata kanë deklaruar gjithashtu se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë Lindita Nikolla, duhet të dorëhiqej si ministre e Arsimit.

“Kush kryeministër. Ai është kryeministri i të tjerëve, jo kryeministri jonë. Nuk ka bisedime, kur na trajton si klientë, jo si studentë. Kur të plotësojë kushtet tona, të mos na trajtojë më si klientë, bisedojmë. Nuk bëhemi pjesë e tavolinave bisedimore me kryeministrin Rama.” – thërrasin studentët para Ministrisë së Arsimit.

Më herët kryeministri Rama i ftoi studentët për bisedime në zyrën e tij. Ndërsa theksoi se nën drejtimin e tij, në vend ishte e garantuar e drejta e proteswt

“Një përshëndetje studentëve që sot janë përsëri në rrugë. Uroj që të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar por edhe vullnetin për të dialoguar sepse në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve ndaj shqetësimit që ke.

Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit. Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë përballë pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe këtë të duan vetë pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik prej plumbave apo hakmarrjes politike. Kemi qenë s’kemi qenë dakord për një protestë a një tjetër, protesta në vetvete e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacenueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj. Unë ndihem shumë mirë për këtë dhe them të drejtën po të mund të zgjidhja dot, sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeministër në zyrë”, deklaroi kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *