Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës


Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën “Tiranë-Durrës”. Mësohet se autobusi me drejtues shtetasin me iniciale M.Th 51 vjeç ka përplasur për vdekje një kalimtar ende të paidentifikuar.

 “Mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *