Vendosni fjalën kyçe....

“Gjuetia e shtrigave ka nisur, policia ndalon pa shkak protestuesit e Bregut të Lumit” – Denoncimi


Policia ka ndaluar 3 banorë të Bregut të Lumit të cilët ishin të pranishëm ditën e djeshme në protestën paqësore kundër prishjes së banesave të tyre nga zgjatimi i Bulevardit të Ri të Tiranës.

Denoncimi ka ardhur nga Partia Demokratike, që deklaron se ata janë ndaluar pa asnjë letër nga Policia e Shtetit dhe se arrestimi i tyre ka ardhur për shkak se ata protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

“Gjuetia e shtrigave ka nisur. Në mënyrë të beftë dhe pa asnje shkak real policia është shfaqur në dyert e pjesmarrësve në protestë për mbrojtjen e shtëpive të tyre. Zoterinjte Agim Peposhi, Lahi Lleshi dhe Fuat Durollari janë marrë në rajon pa asnjë letër nga policia e Partisë Socialiste që nuk mbron rendin por sulmon qytetarët.

Pa asnjë shkak ato janë arrestuar ndonëse protesta dje ka qenë tejet paqësore dhe konform rregullave ligjore. Ato arrestohen sepse duan të mbrojnë shtëpitë e tyre, arrestohen sepse duan te mbrojne lirite e tyre. Kjo situatë ndodhte vetëm në diktaturë.

Vetëm në komunizëm arrestoheshe se protestoje kundër qeverisë. I duhet thënë boll! Ne foto ne krahun e deputetes Tabaku jane zoterinjte Peposhi, Lleshi dhe Durollari te arrestuar sot padrejtesisht.” – thuhet në denoncimin e Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *