Vendosni fjalën kyçe....

Personat me aftësi të kufizuara protestë para Kryeministrisë


Personat me aftësi të kufizuar kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë para Kryeministrisë. Protestuesit dhe familjarët e tyre, janë anëtarë të shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.

Ata kërkojnë statusin e tyre dhe bëjnë thirrje që të mos diskriminohen por të ndihmohen për t’u integruar në shoqëri.

Kjo nuk është protesta e vetme që po zhvillohet në kryeqytet ditët e fundit. Banorët e Unazës së Re janë në ditën e 30-të të qëndresës së tyre kundër prishjes së banesave.

Protestë kanë zhvilluar edhe banorët e Bregut të Lumit dhe ata të Shkozës, të cilëve rrezikohen t’u prishen banesat. Një tjetër protestë është zhvilluar nga studentët, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *