Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Ramës nën akuzë për plagjiaturë me doktoraturën (DETAJET)


Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale nën akuzë për plagjiaturë në disertacionin, me të cilin ka fituar gradën “Doktor”.

“Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”, me udhëheqëse Prof.Dr. Pranvera Lazo, sipas lëvizjes “Për Universitetin” është kopje e punimit “Environmental risk assessment associated with unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga province, RSA”, të Fannie Mnisit, mbrojtur në Universitetin e Afrikës së Jugut.

“Për Universitetin” publikon fotot e krahasimeve, ku rezulton që së paku 5 herë doktoratura e Manastirliut të ketë pasazhe “Copy-Paste” nga punimi në anglisht.

Këto janë linqet e dy punimeve, ku me një kërkim të thjeshtë mund të bëni krahasimet.

Punimi Manastirliu

Punimi për Universitetin e Afrikës së Jugut

Manastirliu ka punuar ngushtësisht me Ramën, që prej kohës kur ai ishte kryebashkiaku i Tiranës. Javë më parë zv.ministri i Arsimit Ervin Demo dha dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë, akuza që përmendën edhe emrin e deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Majtas: Foto nga momenti kur Manastirliu i bënte dhurata publike Ramës