Vendosni fjalën kyçe....

Bayern rikthehet te fitorja, Dortmund arratiset në krye të Bundesligës


Bayern Munich ka marrë fitoren e parë në katër ndeshje në Bundesliga, dy prej të cilave i ka mbyllur në barazim dhe një humbje.

Bavarezët janë futur në rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes me gola të shënuar nga Gnabry (20′) dhe Osaka (33′), duke e lënë gjithçka të zgjidhet në pjesën e dytë. Në fraksionin e dytë, Gnabry shënoi golin e fitores dhe të dytin personal në këtë sfidë që u vulos në shifrat 2-1.

Borussia Dortmund ka fituar 2-0 ndaj Freiburg. Mbrojtja e Freiburgut ia vështirësoi punën verdhezinjëve që kanë arritur të shënojnë nga një gol në fund të çdo pjese. Pas ndeshjeve të javës së 13 Bourssia Dortmund dominon renditjen me 33 pikë, ndërsa Bayern numëron 24 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *