Vendosni fjalën kyçe....

Kapet gomonia me 14 milionë euro drogë në Itali, ishte nisur nga Shqipëria


Në Itali është kapur së fundmi nga policia një gomone me 1.5 ton drogë. Mësohet se kjo gomone ishte nisur nga Shqipëria dhe është kapur në bregun Torre Cane në Itali. Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ave dhe të pa punë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga anija.

Dy kontrabandistët u përpoqën t’i shpëtojnë policisë duke u larguar me një një varkë, por të ndodhur mes shkëmbinjve u “mbërthyen” nga autoritetet italiane. Operacioni zgjati gjatë gjithë natës së djeshme ku u sekuestruan 1.5 ton drogë në 80 paketime plastike. Sipas mediave italiane kjo është një sasi e jashtëzakonshme, vlera e së cilët po të shitej do të arrinte në 14 mln euro.

Burimi: https://www.lagazzettadelmezzogiorno.it/news/bari/1086775/monopoli-arrestati-2-brindisini-trasportavano-1-tonnellata-e-mezzo-di-droga.html