Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i kujton Veliajt filmin shqiptar: Jaho iu përgjërua Lilos me këmbë të prerë të martoheshin


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i ka kujtuar sot kryebashkiakut të Tiranës filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”, kjo për shkak të deklaratës së këtij të fundit për policen e plagosur Ina Nuka “Se asnjë burrë nuk do martohej me një grua pa gishta”.

Vasili kujton rolin e Jahos në film, i cili i përgjërohet Lilos të martohet me të, ndërkohë që ajo kishte humbur këmbën.

“Jam me Anagnostin, qe e larteson gruan dhe jo me Veliajn, qe e percmon ate.

Kryetari i bashkise se Tiranes, pre e nje manie te semure dhe pa sherim per pushtet,percmoi me qetesi,publikisht dhe pa asnje dhimbje mijra gra,ndersa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e lige:

‘JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?’.

Ndersa Anagnosti, nje burre dhe artist i madh, plot 47 vjet me pare, skaliste figuren e Lilo Labes, partizanes, qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku.
Po jua risjell keto momente te dashur miq se bashku me mesazhin madhor te dashurise njerezore e cila zbukuron e i jep vlere jetes dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne te gjithe pa asnje perjashtim mendojme si Anagnosti. 
Ne kurre nuk mendojme si ky kryetari i bashkise e te tjere si ky, produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më.”, shkruan Vasili.

“I shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! “, tha Veliaj në mbledhjen me banorët e Astirit, duke iu referuar efektives së plagosur, Ina Nuka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *