Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden: SHBA i sulmoi grupet në Siri për të mbrojtur personelin amerikan


Sulmet ajrore të SHBA-së të kësaj jave kundër objektivave të lidhura me Iranin në Siri u kryen për të mbrojtur personelin amerikan, si dhe për të ndalur sulmet ndaj SHBA-ve dhe partnerëve.

Kështu tha të enjten Presidenti Joe Biden në një letër që i ka dërguar udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi.

Siç shkruan Reuters, në këtë letër Biden tha se ai i urdhëroi sulmet e së martës “në përputhje me përgjegjësinë time për të mbrojtur qytetarët e Shteteve të Bashkuara si brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të mbështetur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesat e politikës së jashtme”.

Zyrtarët lokalë ushtarakë thanë se ushtria amerikane goditi disa objektiva më 25 gusht në qytetin sirian Mayadin në një pjesë të provincës Deir al-Zor nën kontrollin e qeverisë siriane.

Të paktën tre anëtarë të një milicie të lidhur me Iranin thuhet se u vranë kur u shënjestruan nga një helikopter amerikan.

Milicitë iraniane kanë një prani të fortë në qytet dhe kanë shënjestruar prej kohësh fushën e naftës aty pranë al-Omar në bregun lindor të Eufratit, ku koalicioni amerikan ka një bazë të madhe.

Ushtrua amerikane tha se në 24 orët e fundit katër militantë janë vrarë dhe shtatë raketahedhës janë shkatërruar.